Edhe pak javë na ndajnë nga dasma e shumëpërfolur e Bleros dhe Afronës e cila do të mbahet në 21 shtator në Shëngjin.

Pak ditë më parë burime për Panorama Plus zbuluan se çifti i njohur ka blerë që tani shtëpinë ku do të jetojnë dhe sipas tyre ajo kushton plot 350 mijë euro.Blero dhe Afrona po bëhen gati për të nisur një jetë të përbashkët dhe për këtë kanë blerë me parë apartamentin e ri në periferi të Prishtinës.

Së fundmi Prive ka siguruar edhe disa pamje nga kompleksi luksoz ku çifti i ri do të jetojë. Ata do të jetojnë në një kompleks luksoz që ofron pishinë të mbyllur, ambiente relaksuese-sportive me fushat e tenisit dhe hapësira me gjelbërim si dhe këndin e lojërave për fëmijë.

MUND TË JU PËLQEJNË