Blero dhe Afrona padyshim janë çifti më i përfolur i këtij viti.

Dasma e tyre luksoze në Shëngjin, më 21 shtator, mori vëmendjen e të gjithëve. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij sot kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të filluar muajin e mjaltit.

Ata kanë përzgjedhur të shijojnë bukuritë përrallore të Hawaii-t. Çifti ka publikuar disa InstaStory, ku kanë lokalizuar dhe hotelin ku do qëndrojnë gjatë kësaj kohe.

Timbers Kauai Ocean Club and Residences është emri i hotelit, ku dy net kushtojnë 1 mijë e 700 dollarë amerikan plus mbi 250 dollarë taksat dhe obligime tjera të hotelit.

MUND TË JU PËLQEJNË