Njomza Martinaj është emri ku shumë gra kanë gjetur dhe më nuk e ndërrojnë me askënd.

Gjithashtu edhe për shumë fytyra publike është bërë adresë e pazëvendësueshme, të cilët kanë shumë besim në të, shkruan Kosovarja.

Tanimë e bija e Shyhrete Behlulit që moti ia ka krijuar vetes një imazh të bukur, dhe përshtypje të mëdha për secilin njeri.

Ndaj ajo sa ka shkuar dhe është parë më e përkushtuar dhe më e angazhuar ndaj punës së saj dhe profesionit që e ushtron me vite.

Kjo ka bërë që për grimeren më të mirë në vend të hulumtohet dhe më tej, e të interesohen edhe rreth jetës së saj private.

Se është e përmbushur dhe e lumtur kjo nuk do diskutim, pasi pranë bashkëshortit dhe tre fëmijëve ndjehet shumë e qetë dhe rehat.

Ai që më së shumti i ofron përkrahje dhe qeteësi të plotë është bashkëshorti i saj, Naimi.

Andaj shpesh e shohim të pozojë pranë tij me një lumturi dukshëm të reflektuar, ashtu sikurse në këtë fotografi të fundit që po duken shumë të dashuruar e të lumtur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË