Vajza e madhe e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit sot po feston ditëlindjen.

Njomza Martinaj e cila është e njohur falë profesionit të saj si grimere profesionale , mori urime të shumta nga fytyra publike, shkruan “Kosovarja”.

E pas urimeve të shumta që ia begatuan ditën, në mbrëmje ajo festoi me familjarë në një festë të vogël.

Nga imazhet e shumta që ndanë familjarët e saj në Instgram, përveç motrave e fëmijëve, bashkëshorti i Njomzës nuk dukej askund.

A thua pse burri i saj nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes së Njomzës?, është kjo kureshtja e publikut.

Kujtojmë se Njomza është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, dy vajzave e një djali.

Naimi është bashkëshorti i saj, i cili ka preferuar të qëndrojnë larg syrit mediatik, përkundër bashkëshortes së tij që është mjaft e ekspozuar./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË