Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) i jep ryshfet një agjenti serb – një zyrtari të rangut të lartë”.

Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari , si oficer rus i zbulimit ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë atë qese në makinën e parkuar. Siç shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, të dy burrat pastaj shkojnë në një kafene aty pranë, dhe më pastaj ndahen.

Kur burri, i identifikuar në përshkrimin e videos si agjent serb, pas takimit shkon në makinën e tij dhe hap qesen plastike që e mori, aty gjen një zarf me para në të.

Autenticitetin e i videos, si kohën kur ajo është realizuar, nuk është vërtetuar nga REL.

“Bellingcat”: Burri në video është një diplomat rus në Serbi

Videoja, sipas një analize të siguruar nga Christo Grozev, gazetar në Platformën e Hapur të Hulumtimit “Bellingcat”, tregon zëvendësin e të dërguarit rus të Mbrojtjes në Serbi, përndryshe anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU), përcjell Telegrafi.

Grozev deklaron se bëhet fjalë për Georgy Viktorovich Kleban, dhe se identitetin e tij e ka vërtetuar përmes opsionit të krahasimit të fytyrave “Microsoft Azure”.

Sipas asaj që shkruan Grozev, adresa në të cilën është regjistruar Kleban është ajo në të cilën ndodhet Akademia e Përgjithshme Ushtarake, që në asnjë mënyrë nuk tregon se Kleban është anëtar i GRU. Mirëpo, gruaja e Kleban, siç raporton Grozev, është regjistruar në adresën e Njësisë speciale ushtarake ruse “Specnaz” (shkurtesë nga “Spetsialnoye nazhacheniye”, në përkthim “Qëllime speciale”), e cila ka të bëjë pikërisht me Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake GRU.

Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) i jep ryshfet një agjenti serb – një zyrtari të rangut të lartë”.

Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari , si oficer rus i zbulimit ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë atë qese në makinën e parkuar.  Siç shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, të dy burrat pastaj shkojnë në një kafene aty pranë, dhe më pastaj ndahen.

Kur burri, i identifikuar në përshkrimin e videos si  agjent serb, pas takimit shkon në makinën e tij dhe hap qesen plastike që e mori, aty gjen një zarf me para në të.

MUND TË JU PËLQEJNË