Yllka shfaqet shumë e lumtur pran burrit e vajzës.

Aktorja e mirënjohur, Yllka Gashi ani pse ka një kohë të gjatë që i ka munguar ekranit, ajo aktive po tregohet në rrjetet sociale duke publikuar fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Yllka bashkë me familjen e saj aktualisht është duke jetuar në Amerikë.

Ajo është e martuar dhe ka një vajzë me emrin, Nina.

Në Instagram së fundmi, Yllka ka publikuar një portret të bukur familjar, në të cilin po duken shumë të lumtur afër njëri-tjetrit.

Kujtojmë se, Yllka simpatinë e publikut e ka fituar kryesisht me rolin e ”Zanës”në serialin vendor “Familja Moderne”. /Rtv21/