Remzija, Hamza, Riola, këta janë disa nga emrat që kohët e fundit na kanë dëgjuar veshët e na kanë parë sytë.

Javë më parë u bë shkas djali i këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit, që e tërë familja të përcjellet nga mediat dhe nga një masë e gjerë, shkruan Kosovarja.

Kjo sepse ai kurorëzoi dashurinë e tij me më të ëmblën nuse, Gëzime Krasniqin,  dhe çdo i ftuar e detaj u vë në shenjëstër duke përbërë lajm e duke u shndërruar në të përfolur menjëherë.

E pamë kë e pamë, duke filluar që nga i vogli deri tek më i madhi, e tani do e keni rastin që ta shihni edhe personin më kuriozë që me vite të tëra është kërkuar të del në pah.

Ai është dhëndri i ardhshëm i Remzies, që ia rrëmbeu zemrën së vetmes bijë të saj, dhe me sa duket këngëtarja e mirënjohur, do të bëhet edhe një herë vjehërr fatlume, por këtë herë e një dhëndri të pashëm dhe tërheqës.

Për më shumë, shikojeni edhe ju burrin e ardhshëm të Riolës, dhe vlerësojeni vetë sa e tek po shkojnë, dhe a ia ka vlejt që Remzia t’ia japë me krejt zemrën këtë bukuroshe. /Kosovarja/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË