Është një fakt i ditur tashmë që kur visheni në mënyrën e duhur, kjo ju bën të ndiheni dhe më mirë. Dhe rrjedhimisht nëse ndiheni më mirë, do të jeni produktiv dhe në punë.

Prandaj nga vajzat e showbizzit mund të inspiroheni nga këto kombinime. Janë të përshtatshme për në zyrë, apo edhe nëse do dilni për një darkë pas pune.

Alketa Vejsiu
Një kostum minimalist, kombinuar me një palë taka me ngjyrë të gjelbërt.

Ariana Fejzullahu
Një jumpsuit që në dukje ngjason me një kostum shumë serioz, shoqërojeni dhe me një çantë të vogël. Motivet me kuadrate janë “in” për sezonin.

Luana Vjollca
Ose një i tillë “all black” për t’u dukur elegante në maksimum, si Luana.

Eva Murati
Një zgjedhje mes të thjeshtës dhe zyrtares? Një fustan me vija dhe me ngjyra.

Anjeza Maja
Ky kombinim i Anjezës nuk ka nevojë për një përshkrim. I duhuri për t’u dukur stil dhe në ditë të ftohta.

Armina Mevlani
Mund të duket dhe si roli i zyshës “së keqe” nëpër filma, po në fakt është perfekt dhe për në zyrë. Thjesht kujdes, mund të uleni sipër tavolinës kështu vetëm nëse jeni shefja.

Argjentina Ramosaj
Kur të jeni të lodhura nga takat, mos u shqetësoni. Ky kombinim i Argjentinës na tregon se mund të dukemi bukur dhe me një fund dhe “Vans”.

Emina Cunmulaj
Për ditët “casual” dhe kur nuk keni kohë, mjafton një kombinim i tillë. Vëtëm Emina na ka treguar se i ka marrë vetëm pesë minuta kohë.

Dhurata Dora
Keni në plan të dilni pas pune? Epo kjo është një veshje multifunksionale. Mjafton që kur të jeni në punë të vishni këmishën në formën e saj normale, ndërsa në mbrëmje lidheni në bel sic ka bërë dhe Dhurata. /blitz/

MUND TË JU PËLQEJNË