Data 3 dhjetor njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta. Projekti “Ti Barabartë Unë”, edhe këtë vit është në përkrahje të personave me nevoja të veçanta.

Shyhrete Behluli është një ndër artistet që këtë vit është pjesë e kësaj kampanje, shkruan lajmi.net.

Në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka shkëputur një pjesë të videos sensibilizuese.

“Njeriu ngopet me ushqim, ndërsa shpirti ushqehet veç me art e dituri. Rrugëtimi i suksesit arrihet me punë, përvojë dhe dashuri”, janë fjalët e shkëputura nga kjo kampanjë.

Pra, i gjithë projekti ka për qëllim integrimin dhe socializimin e personave me nevoja të veçanta në shoqëri.

MUND TË JU PËLQEJNË