Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli, ka kënduar qysh në fëmijëri, duke e dëshmuar talentin e saj si interprete e muzikës popullore, shkruan “Kosovarja”.

Shyhretja, njejtë si edhe koleget e saj të asaj kohe, ka kënduar gjallë dhe me orkestër. Kjo është arsyeja që dikur ato që nuk kishin talent, nuk mund të dilnin dot të skenë.

Së fundi po qarkullon një video e vitit 1974 ku Behluli në një koncert në Mushtisht, shihet duke kënduar live dhe me mjaftë siguri.

Asaj kohe, Shyhrete Behluli një vajzë e re, e freskët, me faqet e kuqe dhe pa famën e sotshme, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË