Situata në Kosovë për shkak të koronavirusit po vjen e po rëndohet, numri i të prekurve dita- ditës po rritet.

Natyrisht kjo një situatë shqetësuese për të gjithë, ani pse dihet se luftëtarët më të madh kundrejt saj, përveç të infektuarve janë edhe mjektë e infermierët, shkruan “Kosovarja”.

Mjekët dhe infermierët kudo në botë, por edhe në Kosovë janë duke bërë punë të shkëlqyeshme.

E një ndër infermieret që po iu shërben pacientëve tash e sa javë është edhe këngëtarja e njohur Vjollca Buqaj.

Sot kolegia e saj Shyhrete Behluli ka ndarë një imazh të saj gjatë kohës në detyrë, ku është lutur për të dhe gjithë kolegët e saj infermierë./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË