Remzie Osmani ka fituar zemrat e publikut jo veç me muzikë, ajo u tregua gjithmonë e thjeshtë dhe e këndshme, kështu duke reflektuar çdoherë pozitivitet.

E krahasojnë me bilbilin ngase ka zë të mrekullueshëm, të cilin e shfrytëzoi për të sjellur hite të pakrahasueshme, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtare e suksesshme padyshim, por ajo është edhe bashkëshorte e nënë e mrekullueshme.

Përveç me familjen e saj, Remzien e shohim shpesh edhe me shoqëri duke kaluar kohë e duke bërë muhabet.

Ndërkohë që takimi i fundit me shoqën e saj ishte sa i këndshëm aq qesharak. Këngatarja tregon një pjesë të bisedës me me të e që flitet për peshën dhe ushqimin.

Dëshira për të ngrënë dhe për të humbur peshë janë problemet me të cilat shoqja e saj po përballet.

Me të qeshura ato përfundojnë videon që Remzia ndau me ndjekësit në Instagram./Kosovarja/



MUND TË JU PËLQEJNË