Këngëtarja e njohur kosovare Remzie Osmani vazhdon të mbetet ndër këngëtaret më të kërkuara nga publiku shqiptar.

Ajo ka arritur për vite me radhë ta pasurojë tregun muzikor me hite të pashlyeshme, që gjithmonë dëgjohen më shumë entuziazëm dhe komentohet gjithmonë për to, shkruan Kosovarja.

Përveç që është mjaftë e angazhuar me koncerte e ahengje të ndryshme, Remzia përkushtohet shumë edhe ndaj familjes së saj me të cilët kalon kohë të bukura së bashku.

Situata politike e krijuar së fundmi në Kosovë duket se edhe këngëtaren po e shqetëson shumë, duke shfaqur reagime përmes rrjeteve sociale.

Ajo së fundmi u drejtua politikanëve: “ Aman mos e përmendni coronavirusin se nuk e keni gajlen e virusit ju. Na moret ne qafe. Mjer populli”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË