Këngëtarja Remzie Osmani nuk ka shumë ditë që u bë gjyshe për herë të parë.

Ajo vazhdon të jetë ndër emrat më të pëlqyer e të dashur për publikun tash e sa vite, shkruan “Kosovarja”.

Kontributi i saj është dhe do mbetet përherë i madh në skenën muzikore, këngët e saj do lënë çdo herë gjurmë të pashlyeshme në memoriet e adhuruesve të saj.

Ani pse muzika është profesioni jetësor i saj, çështjet e fundit që po ndodhin në vendin tonë janë duke e preokupuar edhe atë.

Kjo puna e rrëzimit të Qeverisë nuk po i pëlqen askujt, as Remzie Osmanit, sidomos në situatën në të cilën ndodhemi, ndaj edhe ka reaguar.

“O zot i madh me u marr me politik dhe me e shfrytëzu këtë situatë për poziten e vet, veq ne i durojmë, bollni ma o kalamaj se na çmendet”, shkruan Remzia duke iu drejtuar politikanëve tanë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË