Këngëtarja Remzie Osmani ishte e ftuara e radhës në emisonin “Mirage”.

Këngëtarja kishte për detyrë të zgjedhte mes emrave të njohur të estradës, mes tyre edhe Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli.

“Më zure ngushtë, të dyja janë të mira. Këtu është gjynah me bo dallime. Kam shoqëri me të dyjat, më afër qëndroj me Shyhreten, por me të dyja kam shoqëri”, u shpreh Osmani.

Kujtojmë se Remzie Osmani ditë më parë martoi djalin e saj të vetëm Hamin, dasmë kjo e cila u komentua gjatë në media, e cila ishte e organizuar sipas traditave, dhe zgjati plot 3 ditë./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË