Këngëtarja e mirënjohur e Remzie Osmani së bashku me vëllain e saj Nexhatin kanë qenë e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”.

Remzia ka folur më shumë për karriera e saj, por edhe jetën private.

Këngëtarja poashtu u pyet nëse ka ndonjë lajm të mirë rreth shtatzënisë së resë së saj, Gëzime, Remzia zbuloj publikisht se çifti i ri është në një pritje të fëmijës së parë.

“Po kemi lajme të mira nga çifti. Nusja është në pritje të ëmbël!”, – deklaroj Remzia.

Ndërsa e pyetur për gjininë e foshnjës, Remzia tha se për të nuk është e rëndësishme gjinia, mjafton të jetë mirë, por dëshirën e ka të jetë mbesë.

Ndryshe, ajo po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore dhe koncerte.

MUND TË JU PËLQEJNË