Modelja shumë e njohur, Adrola Dushi, është një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale, ku është tepër aktive me fansat e saj.

Pak më parë, ajo ka publikuar në Instastory një deklaratë të fortë të mikeshës së saj në lidhje me njerëzit fallso, duke lënë të kuptohet se bie dakort me çdo fjalë të thënë.

“E mbyti falsiteti këtë vend, që nga programet televizive, personazhet e saj super të shtirur e deri tek komshinjtë që sforcuar buzëqeshin njëri-tjetrin. Një Zot e di sa herë më vjen ndërmend humori i të madhit Paulin Preka, i cili në një skeç thoshte:

“Na jena msu me qeshë fallco, me u dashtë fallco, me u martu fallco, biles edhe me ba fëmijë fallco.”- janë fjalët e shkruara në postimin e Adrolës, të cilat ajo i shoqëron me emojin e një duartrokitjeje.

MUND TË JU PËLQEJNË