Adrola Dushi përherë mahnit me bukurinë e saj natyrale dhe jo kotë konsiderohet si nga femrat më të bukura shqiptare.

Ish-Missi fizikun e saj perfekt e ka treguar edhe në fotografit e realizuar së fundi ku vuri në pah edhe një herë dukjen e saj.

Adrola ka njoftuar se për të dytin vit radhazi do të jetë fytyra e panairit më të madh të bukurisë në Shqipëri “Beauty Fair Albania” dhe këtë e bëri përmes një fotosesione të realizuar nga fotografia, Fioralba Kryemadhi dhe me grim nga Sellma Kosumoviq.

“Panairi më i madh i bukurisë në Pallatin e Kongreseve këtë pranverë… Do shihemi atje!”, ka shkruar Adrola.

Ndryshe, Adrola krahas karrierës është edhe nënë e përkushtuar ndaj një djali.

 

MUND TË JU PËLQEJNË