“A ka ndodhur që Naimi të thotë diç ofenduese dhe çka ka qenë ajo?”, pyetje kjo, e bërë para pesëmbëdhjetë vjetësh, në një intervistë për revistën tonë, “Kosovarja”.

Ja çfarë ishte përgjigja e artistes sonë, Mihrije Braha:

Ndoshta nuk mund të them ofenduese, sepse Naimi nuk ofendon kurrë.

Mirëpo, ka ndodhur në një moment, kur unë jam përgatitur maksimalisht për një xhirim, dhe, në momentin e fundit, kur më nuk mund të ndryshohesha, më ka thënë:

“Ku shkon kështu?! Ç’je bërë kështu?! Po dukesh katastrofë!”.

Reagimi im ka qenë:

“Naim, nganjëherë je i pamëshirshëm ndaj meje, sepse nuk i thuhet njeriut në momentin e fundit ashtu!”.

A thua, sot, a guxon Naimi t’i thotë diçka të tillë Mihrijes?

Po Mihrija, çfarë përgjigje do i kthente? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË