Emri i vërtetë i Azrës në Serialin turk “Mos ma lësho dorën”, është Alina Boz, shkruan “Kosovarja”.

E, kujt do i shkonte mendja se Azra, pra Alina Boz, nga seriali shumë i ndjekur te ne në Kosovë, e që e transmeton RTV21, me titull “Mos ma lësho dorën”, është turko-ruse?!

Alina Boz është e lindur më 14 qershor 1998 në Moskë. Është e gjatë 173 cm. Nëna e saj, Ollga, është ruse, kurse babai është me prejardhje turke.

Alina me familje jetoi në Rusi deri në moshën 7 vjeçe. Në vitin 2005 vendosen në Stamboll.

Shkollën fillore e filloi në Stamboll. Ndërkohë, filloi të merrej edhe me vallëzim dhe në teatrin e fëmijëve. Në moshën 9 vjeç paraqitet edhe në shfaqjen e parë teatrale.

Në vitin 2010 e shohim edhe në ballinë të revistës së njohur në Turqi, në “Heygirl”, së bashku me këngëtarin dhe aktorin e njohur turk Murat Bozin.

Sidoqoftë, Alina Boz, e cila ka luajtur edhe me aktorin e njohur turk Ata Demirer, ka marrë pjesë në shumë reklama të firmave më të njohur në Stamboll dhe në mbarë Turqinë.

I ka kryer studimet për teatër në Universitetin “Kadir Has” të Stambollit.

Alina ka luajtur në shumë filma dhe seriale. Por, popullaritetin e arriti sidomos me serialin “Mos ma lësho dorën”, që edhe jemi duke e ndjekur në RTV21.

E, sa i përket jetës intime, aktorja turke është në lidhje dashurie me aktorin turk Burak Yoruk, i cili është i njohur për disa role. Çifti Boz-Yoruk janë në lidhje dashurie qe dy vjet.

Por, edhe pse të ri në moshë, që të dy janë shumë të dashur për publikun. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË