Këngëtari Milot Llalloshi dhe bashkëshortja e tij, Erxhina Llalloshi janë bërë prindër për herë të dytë në muajin shkurt të këtij viti.

Ata janë bekuar me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin, Roma.

Është Erxhina ajo e cila vazhdimisht publikon fotografi të djalit dhe vajzës.

Para disa orëve ajo ka publikuar disa imazhe të ëmbëla të dy fëmijëve. “Plot ngjyra e jetë“, është përshkrimi që Erxhina e ka lënë mbi fotografitë.

Miloti dhe Erxhina në vitin 2016 e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore. Në vitin 2017 janë bërë prindër të një vogëlushi, të cilin e kanë quajtur Priam. /21Media/.

MUND TË JU PËLQEJNË