Xhensila Myrtezaj njihet si një nga artistet më të dashura për publikun shqiptarë, kjo për shkak të muzikës që ajo sjellë dhe gjithnjë pëlqehet.

Xhensila dhe burri i saj, aktori Bes Kallaku, para pak kohësh u bënë prindër për herë të parë.

Vajza e tyre që e pagëzuan me emrin Ajka, paraqitet nga çifti nëpërmjet imazheve të ndryshme, duke qenë gëzimi më i madh për ta.

Teksa këngëtarja tanimë është rikthyer në skenën muzikore, ajo ka punuar edhe për kthimin e linjave trupore, gjë që duket se e ka arritur me sukses.

Në paraqitjen e fundit, Xhensila ka publikuar një fotografi nga pushimet, ku është shfaqur me bikini. Ajo duket se është rikthyer në top formë, e gatshme për sezonin e nxehtë verorë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Xhensilës ‘Sekreti Im’ u prit mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË