Çifti i njohur i skenës, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, po qëndrojnë të izoluar ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, për shkak të coronavirusit që ka kapluar vendin.

E derisa po qëndrojnë në shtëpi gjithë ditën, çifti kanë shfrytëzuar rastin që të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe të bëjnë gjëra që jo ndoshta gjithmonë i kanë bërë zakonisht.

Ata publikuan të dielën në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqeshin të lumtur së bashku duke kërcyer në kushte shtëpie.

Bes Kallaku dhe Xhensila (Foto: Bes Kallaku/Instagram)

Mirëpo e papritura ndodh kur në një moment ata ngatërrojnë këmbët dhe rrëzohen, teksa këtë moment e kalojnë me të qeshura.

“Mos e provoni këtë në shtrepi. Kur nuk shkon ashtu siç duhet! Këndoni, vallëzoni, rrëzohuni, lutuni, besoni, jetoni me njëri-tjetrin dhe për njeri-tjetrin”, shkroi Xhensila në mbishkrimin e kësaj videoje të ndarë me fansat.

Ndërkohë të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët i kanë përgëzuar dyshen për harmoninë e tyre edhe në këto situata paniku.

Përndryshe Shqipëria deri më tash ka të evidentuar mbi 42 raste me coronavirus, e ndërsa Kosova plot nëntë të tilla.

MUND TË JU PËLQEJNË