Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të këndshme shqiptare.

Aktori dhe këngëtarja kanë krijuar një raport të lakmueshëm mes vete, si bashkëshort, prindër e shokë, shkruan “Kosovarja”.

Çifti shpesh bëjnë dedikime për njëri-tjetrin, dhurata e surpriza. Ata kalojnë shumë kohë bashkë e edhe udhëtojnë në vende të ndryshme.

Nuk iu mungojnë as shaktë që bëjnë me vete e që i bëjnë të qeshin ndjekësit. Është Xhensila ajo e cila ka publikuar një imazh të bukur me një mbishkrim qesharak.

Teksa ajo rrinte serioze, Besi nuk mund ta bëntë një gjë të tillë.

“Kur ti i thua, rri pak serioz! Ai te pergjigjet, ke n’gatrru adres”, ka shkruar Xhensila krahas imazhit./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË