Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë qëndrimit të tij në Zvicër ka bërë të ditur se është pyetur edhe për skandalin e ditëve të fundit, ku ishte e përfshirë artistja shqiptare, Loredana Zefi.

Përmes një postimi të bërë në ‘Facebook’, Llula ka thënë se ishte pyetur nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës.

“Gjatë qëndrimit në Cyrih të Zvicrës, dhash dy intervista për mediume, për gazetën prestigjioze NZZ Neue Zürcher Zeitung dhe TV Nau.

Nga kjo e fundit, kisha një pyetje për Loredanen dhe nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës”, ka shkruar në llogarinë e tij.

Loredana Zefi bashkë me vëllain e saj po akuzohen nga një çift zviceran për mashtrim, ku sipas tyre ata kanë marrë nga ta afro 900 mijë franga.

Në konferencën e mbajtur para mediave në Kosovë, Loredana Zefi pranoi se paratë janë marrë, por jo në atë shumë që është thënë, si dhe ato janë dhënë me plot vullnet nga çifti zviceran./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË