Një grua që punonte për një familje të pasur në Arabinë Saudite pësoi një dënim poshtërues.

Acosta Baruelo, 26 vjeç, thuhet se i ka zemëruar punëdhënësit e saj duke lënë një pjesë të shtrenjtë mobiljesh në qytetin e Rijadit.

Një nga kolegët e saj realizoi video ku vajza shihej e lidhur nga kyçet e dorës e tek pjesa e këmbëve në një pemë në kopshtin e familjes.

Duke folur për këtë, vajza tha se shpreson që shefat e saj t’i gjejë ‘Karma’ dhe që t’u ndodhin gjëra më të këqija.

“Faleminderit shumë të gjithë atyre që më ndihmuan. Unë dua gjithashtu të kërkojë ndihmë për filipinasit e tjerë që janë lënë atje. Ata janë ata që më ndihmuan dhe ngarkuan fotografitë e mija. Kam frikë për sigurinë e tyre. Unë shpresoj se do të shpëtojnë”, tha ajo.