Reperja Loredana është shfaqur në gjendje jo fort të mirë shëndetësore në postimet e mbrëmjes vonë në Instagram.

Me zërin e bllokuar, ajo i ka treguar ndjekësve të saj se ka koll dhe nuk po ndihet mirë.

Më tej, Loredana ka treguar se pas këtyre simptomave të gripit ka dashur që ta bëjë testin për coronavirus mirëpo i kanë thënë se nuk ka nevojë duke i preferuar pushimin në shtëpi përmes regjimit të shtratit si gjënë e duhur.

Ndryshe, turi i koncerteve të këngëtares është anuluar pikërisht për shkak të masave për frenimin e përhapjes së coronavirusit dhe qëndrimi në shtëpi pa dyshim se do jetë më i lehtë për këtë arsye.

MUND TË JU PËLQEJNË