E shohim çdo ditë në dasma e ahengje familjare, sidomos tash kur edhe jemi në sezonën e dasmave.

Violeta Kajtazi është ndër këngëtaret më të kërkuara për shkak të zërit të mrekullueshëm dhe atmosferës që krijon në secilin ambient, shkruan “Kosovarja”.

Një këngëtare origjinale e cila çdoherë ka sjellur projekte që janë pëlqyer e dëgjuar shumë nga publiku. Ajo karakterizohet me sharmin dhe buzëqeshjen e ëmbël që nuk e kursen asnjëherë për publikun.

Këngëtarja është mjaftë aktive në rrjetet sociale ku sjellë imazhe të shumta nga aktivitetet e saj, e që vë në pah edhe stilin e elegancën e saj.

Së fundi ka publikuar një fotografi me një fustan madhështorë në të cilin duket mjaftë bukur.

Fustani me shumë shkëlqim dhe ngjyrë të ndezur është nga më të veçanti që ia kemi parë këngëtares./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË