Shyhrete Behluli është një nga emrat më të përfolur të showbizit, kjo për shkak se ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore.

Ajo ka një jetë të lumtur së bashku me bashkëshortin, femijtë dhe nipat e mbesat, gjë që e dëshmon edhe me anë të postimeve në rrjete sociale.

Por, Shyhretja duket se ka lidhje të ngushta miqësore edhe me disa yje të estradës.

Këtë e ka bërë publike këngëtarja Vjollca Haxhiu duke postuar një “Instastory” ku është paraqitur së bashku me dy mikesha të saj Shyhrete Behluli dhe Violeta Kajtazi.

Shyhretja shihet se ka një shoqëri të ngushtë me këto, pasiqë të trija kanë pozuar të buzëqeshura në ashensor./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË