Jo çdo kë Shën Valentini e gjeti në krahët e personit të zemrës.

Përderisa sot në media qarkulloi aritkulli se në Kosovë si beqarë janë të regjistruar 112 mijë persona, prej tyre 74 mijë meshkuj, dhe 38 mijë femra, në këto grupe natyrisht që mund të përmenden edhe fytyrat publike që ka vite që kanë qëndruar beqar apo beqaresha, shkruan “Kosovarja”.

E si beqaresha të njohura në publik tash e sa kohë janë edhe dy zërat e njohur të estradës Vjollca Haxhiu dhe Violeta Kajtazi, të cilat njihen edhe për raportet e mira shoqërore që ndajnë njëra me tjetrën, që jo rrallë herë përfliten edhe në mediat rozë.

Derisa personat e dashuruar kanë ndarë imazhe e momente të ndryshme për këtë ditë, shoqet e ngushta Violeta e Vjollca kanë vendos ti cakërrojnë gotat njëra me tjetrën.

Eh po, kur nuk ke të dashur, një shoqë e mirë vlen aq sa një dashuri në jetë apo jo?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË