Violeta Kajtazi është ndër këngëtaret më të popullarizuar zhanrit folklorik, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore ku gjithmonë është dalluar për origjinalitetin dhe atmosferën që e krijon aty ku është prezente.

Ajo dallohet për veshjet elegante dhe paraqitjet plotë sharm, ku asnjëherë nuk e ka tepruar me ekspozim por gjithmonë ka preferuar të shfaqet ne suaza të normales.

Ajo kishte stil edhe në vitet 80-ta. Nga arkivat e televizionit publik, Violeten e shohim me flokë të shkurtëra siç po e praktikojnë sot këngëtaret e reja.

“Faleminderit për nostalgjinë”, shkruan këngëtarja krahas stories në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË