Adelina Thaçi, këngëtarja e dëshmuar në tregun muzikor, që ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së saj të bujshme.

Është dalluar gjithmonë për zërin e saj të jashtazonshëm, ku ka marrë pjesë në evente të ndryshme në botën e muzikës, shkruan “Kosovarja”.

Megjithëse ka kohë që nuk kemi dëgjuar ndonjë projekt të ri të saj, Adelina po vazhdon të jetë aktive në muzikë duke ushtruar profesionin e saj si profesoreshë e pianos dhe solo këndimit.

Këngëtarja është mjaftë aktive në rrjetet sociale ku ndanë imazhe e aktivitete të ndryshme të saj për publikun.

Së fundi ajo shfaqet me një fustan madhëshor në të cilin duket si princeshë.

Ndryshe sa i përket jetës private Adelina është e martuar me gazetarin, publicistin dhe politikanin Bardhyl Meta, me të cilin ka dy vajza.

Kujtojmë se Adelina është vajza e humurositit tonë të njohur Rasim Thaçit Cimës./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË