Ka kohë që nuk ka bërë këngë të reja, që po i mungon skenës muzikore.

Adelina Thaçi, së fundi e ka pranuar që edhe asaj  po i mungon të qenit aktive në karrieren e saj si solo këngëtare, shkruan “Kosovarja”.

Me gjasë, këngëtarja e famshme dhe e dëshmuar në çdo skenë, së shpejti do të vijë me diçka të re e të bukur, e do ta mbushë boshllëkun që e ka krijuar vitet e fundit.

Ndërkohë, Adelina Thaçi është mjaftë e angazhuar si mësimdhënëse e muzikës dhe me grupin muzikor “Zanat”, shkruan “Kosovarja”.

Adelina, është nënë e dy vajzave, të cilat shpesh i poston në rrjete sociale. Ajo, i ka njoftuar ndjekësit, me një lodër kreative që u ka blerë të bijave, lodër kreative, që sipas Ademines “i mbanë fëmijët në shtëpi” dhe ndoshta larg teknologjisë.

Më në fund, dikush që gjen diçka që mund ti argëtoj, mësoj dhe mbaj larg fëmijët nga paisjet teknologjike./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË