Gili dhe Iliri janë shembulli më i mirë i estradës shqiptare.

Janë çifti më i komentuar dhe më me zë, të cilët përveç që i ka lidhur dashuria, është edhe muzika që i ka bashkuar, shkruan Kosovarja.

Dashuria e tyre i ka qëndruar kohës për vite me radhë, duke bërë mediat të interesohen dhe të kuptojnë më shumë për jetën e tyre.

Ata gjithmonë janë shfaqur të lumtur dhe të dashuruar në krahë të njëri tjetrit, dhe qoftë për një herë nuk kanë marrë pjesë në ndonjë skandal apo diçka të tillë.

Edhe sot duken të tillë, martesën e zotojnë aq mirë sa të gjithë i bëjnë zili për faktin se mbizotërojnë ndër të parët në vend për relacionin e tyre.

Kjo gjë veçse sa iu ka bërë më të vështirë largësinë ndaj njëri tjetrit, dhe pothuajse kudo shfaqen së bashku duke reflektuar gjithnjë energji.

E, ky fakt sikur e ka ndihmuar  Gilin që të pozojë kështu pranë tij dhe të reflektojë prej lumturisë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË