Në rrjete sociale ka plasur debati mes reperit Noizy dhe blogerit Olti Curri.

Krejt kjo ka ndodhur pas një takimi që Noizy ka bërë me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, sipas Noizyt për një kontratë.

Është Olti Curri ai që ka reaguar duke u tallur me bluzën e firmës “Nike” që ai ka veshur, e kjo gjë aspak si ka pëlqyer Noizyt i cili ka reaguar ashpër, madje ka arritur deri aty sa e quan dhe gay.

“Olti Curri rob i dështum nga jeta spo të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentët është me ulje firma ime që për 1 vit ka bërë më shum sec do bësh ti gjith jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50 euro, peace and love bro, te fala gjitha portaleve tani. Ps nuk isha aty me rreklamu firmën time, isha për të firmos një kontratë, por sdin cfar janë kontratat, se je blogger”, ishte reagimi i ashpër nga ana e Noizyt.

Duke mos u mjaftuar me kaq, Noizy ka publikuar pamje me shuma të mëdha parash.

MUND TË JU PËLQEJNË