Gili është nga ato këngëtaret e muzikës popullore që kërkohet jashtëzakonisht shumë në ahengje familjare.

Meqë është kështu, atë po e shohim të aktivizuar çdo ditë, duke performuar në dasma nga më të ndryshmet, aty ku krijon atmosferë të paharrueshme, shkruan Kosovarja.

Punën e të gjithave dasmave që ka vendosur të shkojë të shkojë e ka marrë me shumë seriozitet, përkushtim dhe dashuri.

Gili, përveç atmosferës së krijuar, kujdesit dhe respektit që po ua ofron të gjithë dasmorëve, po kujdeset që edhe nga pamja e jashme të bëjë përshtypje dhe të tërheqë gjithë vëmendjen.

Në fakt, edhe ia po del. Sepse çdo ditë e vërteton këtë me veshjet, frizurat dhe pamjen e jashtme.

Madje, kohët e fundit anën po ia marrin edhe aksesorët. Aq shumë është duke mbajtur në kohët e fundit, sa edhe nata e sotme e zuri të mbuluar nga ato. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË