Edhe pse të dyja janë këngëtare secila prej tyre ka stilin e veçantë si të muzikës ashtu edhe të veshjes.

Meqenëse, është Elvana Gjata ajo që çdo herë është cilësuar si femra që sjell çdo herë risi në stilin e saj për tu dukur më unike. Dhe ja ka arritur thuajse çdo herë.

Mund të themi se ‘fustani’ i Elvana Gjatës është kthyer në ikonik, duke folur këtu dhe për këngën dhe për fustanet e saj në klip.

Sigurisht ndër ta ra në sy fustani tërësisht ‘gold’ dhe mesa duket as FjollaMorina nuk i paska rezistuar dot.

Fjolla ka paralajmëruar publikimin e këngës së saj të radhës.

Në disa foto vërtet të zjarrta në Instagram, që besohet se janë shkëputur nga klipi i ri, ra në sy veshja e Fjollës e cila i ngjan shumë asaj të Elvanës.

Nuk e dimë nëse këngëtarja është frymëzuar nga kolegia e saj, e megjithatë duket se kjo veshje do të bëjë namin këtë verë.

MUND TË JU PËLQEJNË