Fjolla Morina thotë se gëzimi nga festa e 8 Marsit iu doli me hidhërim.

Të famshmit që këto ditë po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpia, po shfrytëzojnë rastin që edhe t’i argëtojnë ndjekësit në rrjete sociale.

Së fundi, këngëtarja Fjolla Morina përmes disa postimeve, ka ironizuar me situatën duke e lidhur koronavirusin me disa ngjarje tjera.

Në një prej këtyre postimeve, ajo thotë se i gjithë vallëzimi që është bërë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas e dinte se do dilte me hidhërim.

“Gjith aj kcim qe u bo për 8 marse kom dit qe ni tidht ko me na dal”, janë fjalët e këngëtares.

Për ndryshe, në pas konfirmimit të tri rasteve me koronavirus në Kosovë, Qeveria ma marrë disa masa në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga infektimi.

MUND TË JU PËLQEJNË