Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 11:00 do të mbajë seancë për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhur me këtë, reagimet dhe komentet gjatë kësaj kohe në rrjete sociale kanë qenë të shumta.

Një përkrahje për kryeministrin së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ndërsa ka bërë disa postime në llogarinë personale, Instagram.

https://www.instagram.com/p/B-IaB17pBK4/?utm_source=ig_embed

“Më rëndësi populli është në mbështetje të Kryeministerit, sa ma shumë kundërshtar aq ma i fortë do të bëhesh, do të hynë në histori si Fan Noli i dytë”, ka shkruar në njërin postim Morina.

“Gjithë ju që keni thithur pa pushim pasurinë globale, jeni të dështuar, jeni turp i globit, paçi dënimin e zotit”, vazhdon ajo.

“Ky njeri e ka të shkruajtur në ballë që është njeri i mirë”.

“Të ruajt i madhi zot Bablok”.

“Unë jam lypës, thoshte babloku, mrekullitë i bën Zoti”.

“Diçka po shkon gabim në këtë foto, i mungon luksi i politikanëve që i karakterizon, gjithsesi ty zoti ta bëftë hallall e të bëftë mirë”, ka thënë ndër tjerash Fjolla.

MUND TË JU PËLQEJNË