Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është e martuar me biznismenin iranian, Sam Nazarian me të cilin tashmë ka edhe dy vajza, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Çunmulaj shpesh vjen në trojet shqiptare dhe ka raporte mjaft të mira me shumë nga fytyrat e njohura publike.

Emina është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, e ajo çka tërhoqi vëmendje ishte kënga e Shyhrete Behlulit, teksa modelja e dëgjonte dhe kërcente në makinë.

Jo vetëm kjo këngë, Çunmulaj dëgjon edhe shumë projekte të tjera shqip dhe se ndihet krenare për vendlindjen e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË