Në ditëlindjen e saj modelja bukuroshe Afrona Dika është surprizuar nga miq e familjar me urime e fjalët me të mira.

E secilin urim e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë fjalë zemre dhe mesazhe dashurie ka marrë nga i fejuari i saj Blero.

“Jam personi me me fat qe kam per te kaluar jeten krahe teje. Me mungon shume. Deshira ime e vetme eshte te mos festojme me asnjhere te ndare. I love u to moon and back”, janë disa nga fjalët që ka përzgjedhur këngëtari i njohur Blero.

Kurse së fundi Afrona paraqitet me disa lule në duar të cilat me gjasë i mori dhuratë, e ku shihet e buzëqeshur dhe e lumtur.

“Ji i bekuar çdo ditë”, ka thënë Afrona duke ju drejtuar ndjekësve të saj.

Ndryshe dasma madhështore e shumëpërfolur e çiftit po afrohet dhe të gjitha përgaditjet pothuajse kanë përfunduar./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË