Këngëtarja Shyhrete Behluli është nënë e pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve. Shyhretja i përmend shpesh në intervista të ndryshme fëmijët e saj, duke potencuar se sa me fat është që i ka, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse gjithmonë mjaftë e angazhuar në muzikë, Shyhretja ia ka dalë mbanë në rriten e mirë dhe kujdesin e duhur ndaj fëmijëve të saj, të cilët padyshim janë shumë falenderues ndaj të ëmës, që u ka mundësuar një jetesë shumë të mirë.

Për thuajse të gjithë fëmijët e Shyhrete Behlulit flitet shpesh e dihet mjaftë, por jo edhe për Gresen, vajzen e dytë të këngëtares.

Në lidhje me vajzën e dytë të Shyhretes nuk di thuajse askush asgjë. Ajo nuk merret me muzikë, nuk i pëlqen të ekspozohet dhe rrallë shihet përkrah të ëmës.

Megjithatë, ajo që duhet thënë është se Gresa nuk është nga ato vajza që mbyllet në shtëpi. Ajo, del dhe ka një rreth të gjërë shoqëror, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË