Të kesh nënën një emër të madh për publikun shqiptar e të mos njihet edhe familja e saj është diçka e pamundur.

Shyhrete Behlulin e njohin të gjithë si një këngëtare me karrierë të gjatë muzikore, e krahas saj po njihen edhe tri vajzat bukuroshe Njomza, Engji dhe më e vogla Gresa, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse Njomza dhe Engji kanë edhe një plus arsye për tu njohur pasi që njëra është grimere e famshme, e tjetra këngëtare si e ëma, kurse Gresa ka marrë famë e vëmendje më shumë falë nënës.

Ndërkohë që as vetë ajo kohë më parë nuk e pëlqente ekspozimin në media, por seç ndodhi dhe tani përditë shihet në ballinat rozë.

E kemi parë çdo herë të grimosur e të kuruar deri në detajin më të vogël nga duart e motrës, por edhe nga vetë ajo.

Ndryshe prej herave tjera, Gresa sot ka pozuar pa pikë grimi, ku padyshim që po vërehet ndryshim i madh nga ajo se kur shfaqet e grimosur./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË