Nuk është shumë shpesh prezente në mediat rozë, por sa herë prezanton diçka merr shumë vëmendje.

Vajza e këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behlulit, Gresa, gjithmonë ka qenë e tillë, sepse asnjëherë nuk i ka pëlqyer mediatizimi dhe vëmendja, shkruan Kosovarja.

Në raste të caktuara emri i saj shtypet, dhe shndërrohet në lajm, për çka e dallon nga të tjera vajza të këngëtareve tona.

Gresa shkon sipas qejfit të saj, aq sa ka dëshirë reklamohet e shfaqet, por njëkohësisht largohet dhe nuk shihet askund për një kohë.

E, meqë u bënë disa ditë që nuk ka ardhur me asgjë, ajo sot erdhi me një imazh shumë të ëmbël.

Ajo u paraqit me nipin e saj Binin, i cili nuk ka shumë kohë që ka ardhur në jetë. E lumturia dhe gëzimi i Gresës që e ka atë pranë vërehet dukshëm. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË