E, kush nuk e kujton dasmën madhëstore të Getoar Selimit?

Një dasmë marramendëse është ajo e reperit më të njohur shqiptar Getoar Selimi me prezantuesen bukuroshe nga Shqipëria Marina Vjollca.

Dasma e shumë pritur kishte marrë vëmendje maksimale, e kjo falë çiftit, veshjeve të shtrenjta, vendit ku është organizuar, dekorit, listes së të ftuarve, etj., shkruan “Kosovarja”.

Dasma e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës është pa dyshim një prej dasmave më të përfolura edhe më tej dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Janë përfolur edhe detaje si “sa kushtuan këpucët e Marines”, “Cila ish e dashur e reperit ishte aty”, etj. U tha edhe se mungoj buzëqeshja e reperit.

Kjo dasmë vazhdon të konsiderohet si dasma më e shtrenjtë e organizuar viteve të fundit.
Thuhet që dasma kushtoi afro 130 mijë euro, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË