Disa kohë më parë bëri bujë debati midis Alketa Vejsiut dhe motrave Vjollca.

Postimet e revistës së Alketës u morën si një kundërpërgjigje e moderatores ndaj faktit që Marina e ironizoi për Festivalin e Këngës.

Dje ka nisur sezoni i tretë i emisionit për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”, ku i ftuari i parë ka qenë Jul Deda. Sapo ka hyrë në studio, Juli e uroi Alketën për nisjen e emisionit.

Ndërkaq, Alketa i ka thënë Julit që t’i bëjë të fala Marinës.“Edhe ju urime dhe të lutem bëji të fala Marina Vjollcës. Do ta ftojmë edhe këtu. I ka dhënë shumë bukuri programit”, u shpreh Alketa.

MUND TË JU PËLQEJNË