Mami i Marinës dhe Luanës, znj.Maria feston sot ditëlindjen.

Me të arritur mesnata, dy motrat i kanë bërë një surprizë shumë të bukur të ëmës, surprizë të cilën e kanë dokumentuar përmes videove të postuara në Instagram.

Në video Marina dhe Luana shfaqen në makinë me një tortë dhe buqetë të madhe lulesh, teksa shkojnë për në shtëpinë e të ëmës.Mes motrave nuk mungojnë shakatë e batutat. Me të mbërritur në shtëpinë e të ëmës ato e surprizojnë me tortën e buqetën me lule.Në një postim tjetër Luana shfaqet duke përqafuar të ëmën e cila shprehet se e ka vajzën e saj të preferuar.

MUND TË JU PËLQEJNË