Padyshim që është njëra ndër femrat më të bukura të ekranit, dhe njëkohësisht ndër më të komentuarat.

Kjo edhe për faktin se është bashkëshortja e njëri ndër reperëve më të njohur dhe më të suksesshëm, shkruan “Kosovarja”.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë çifti që më së shpeshti përfliten në publik e media. Ata janë të martuar dhe gëzojnë një jetë të lumtur bashkë.

Ata njihen po ashtu edhe për jetën luksoze që bëjnë, e pushimet e shumta në vende të ndryshme të botës.

Marina po vazhdon punën e saj si moderatore pavarësisht asaj që u tha se Geti nuk po ia lejon shkaku i xhelozisë.

Madje, gjatë paraqitjeve në emisione ajo po shihet për ditë e më e bukur./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË