Një grua që ka rritur flokët e saj që nga mosha pesë vjeçare dhe që beson së bukuria e një gruaje qëndron tek gjatësia e flokëve të saj, thotë se burrat i luten që t’i nuhasin flokët e saj.

Alyona duhet një orë që ti pastrojë flokët e saj të gjata 1.8 metra, dhe i kreh dy herë në ditë. Por vetëm një herë në javë i pastron.

34-vjecarja nga Ukraina tha se merr dhjetëra propozime për martesë nga burrat në internet, të cilët i ofrojnë të udhëtojnë jashtë vendit për ta parë, madje disa duke pyetur nëse mund t’i nuhasin flokët.

Ajo tha: “Për mua, bukuria e vërtetë është në natyrshmëri, kjo është arsyeja pse flokët e mi janë kaq të gjata”.

Alyona cdo ditë në Instagram poston fotografi për ndjekësit e saj, dhe merr komente pozitive.

 

MUND TË JU PËLQEJNË