1 – Meshkujt preferojnë të jenë më pak të dashuruar nga femrat sesa të padobishëm dhe të parespektuar! Burrat e martuar kanë nevojë që partneret e tyre t’i respektojnë ata si në privatësi, por edhe në publik, në prani të të tjerëve. Meshkujt sillen mirë për aq kohë sa kuptojnë se femrat e tyre kanë besim tek ta, se i admirojnë dhe besojnë plotësisht tek partneri i tyre. Një studim i ndjekur nga Shaunti Feldhan, nxori përfundimin se meshkujt preferojnë të humbasin dashurinë e femrave të tyre sesa respektin.

2 – Meshkujt nxehen si pasojë e mungesës së respektit nga partnerja. Nëse një mashkull është i zemëruar me gruan e tij nuk është e thënë se ai dëshiron ta shprehë mërzinë me fjalë të tipit: “Ti nuk më respekton!”. Por mundësia më e madhe është që ai të ndihet i ofenduar dhe agresiv për shkak të sjelljes së gruas, të cilën ai e konsideron të parespektueshme dhe fyese.

3 – Meshkujt kanë frikë të falin siguri! Ata kanë frikë se nuk janë në lartësinë e duhur në jetë. Jo vetëm në punë, por dhe në shtëpi dhe sidomos në rolin e tyre si bashkëshortë. Meshkujt nuk e pranojnë kurrë, por brenda tyre ata ndihen të pambrojtur. Ata e kanë të nevojshme të jenë të vlerësuar e të marrë në konsideratë nga partneret e tyre. Nëse ndjejnë se kjo gjë nuk u ofrohet nga partnerja, ata priren ta kërkojnë gjetiu. Kur meshkujt e ndjejnë vlerësimin e vërtetë nga partnerja (dhe jo lajka), ata ndihen më të sigurt dhe me vetëbesim në çdo fushë të jetës së tyre.

4 – Meshkujt: “Nuk duam më vetëm seks!” Në përgjithësi mendohet se meshkujt janë të prirur ndaj marrëdhënieve të bazuara vetëm te seksi për shkak të ndërtimit biologjik të tyre i cili është i ndryshëm nga ai femëror. Por një studim i fundit ka vërtetuar se arsyeja se pse meshkujt nuk duan më marrëdhënie të bazuara vetëm në seks është sepse ata kanë një nevojë shumë më të madhe për t’u ndjerë të dëshiruar nga partneret e tyre.

5 – Seksi, do të thotë më shumë se aq! Për aq kohë sa një mashkull është i dëshiruar nga partnerja, kjo ndjenjë ka efekt në jetën e tij. Ai fiton një ndjesi besimi dhe mirëqenie në të gjitha fushat e jetës. Kur një mashkull ndihet i refuzuar seksualisht nga partnerja nuk do të thotë se ndihet i tillë vetëm në aspektin fizik por ky refuzim është i dëmshëm për të si në aspektin e pozicionit si bashkëshort, mbështetës familjar dhe mbi të gjitha si mashkull. Ja përse marrëdhëniet seksuale janë të domosdoshme për mirë funksionimin e një marrëdhënie dashurie.

6 – Mashkulli është përgjegjës për familjen e tij. Në kohët e sotme, të ardhurat materiale dhe pagat e të dy partnerëve janë thuajse të barabarta. Mashkulli ka përgjegjësinë më të madhe familjare. Ata nuk e kanë zgjedhur me dëshirë këtë rol por kanë lindur me të. Ky nocion është gjithnjë në mendjet e tyre dhe ndonjëherë janë të pushtuar nga ndjenja e të qenit të bllokuar. Dhe femrave i ngelet të jenë mbështetëse, inkurajuese kundrejt partnerëve.

7 – Meshkujt e kanë të pamundur të shmangin tundimin vizual. Realiteti ka treguar se meshkujt reagojnë natyrshëm me shikime të pakontrolluara kur bëhet fjalë për një imazh femëror. Femra që gjenden pranë meshkujve në mënyrë rastësore dhe sytë e meshkujve që enden drejt tyre… Qoftë edhe bashkëshorti ideal dhe i dashuruar çmendurisht, në prani të gruas së tij, ndodh që të ndjekë me sy trupin dhe sjelljet ndjellëse të një femre tjetër. Edhe pse bëhet fjalë për shikime kalimtare dhe instiktive ato imazhe ruhen në mendjen e tyre. Një mashkull ka mundësi të injorojë shikimet ndaj femrave të tjera por ata e kanë të vështirë të kontrollojnë veten në situata tundimi.

8 – Meshkujt e pëlqejnë romanticitetin por mendojnë se nuk kanë dhunti të jenë romantikë. Është e vërtetë që meshkujt duket se nuk janë romantikë por nuk është e vërtetë se nuk duan të jenë të tillë. Meshkujt pëlqejnë të jenë romantik por besojnë se nuk kanë aftësi për të qenë të tillë. Ata i druhen rrezikut të jenë të përulur dhe të jenë të dështuar në përpjekjet e sjelljeve romantike. Femrat kanë mundësi për të përmirësuar vetëbesimin e partnerëve duke i inkurajuar ata me përkufizimin e asaj që quhet romanticitet. Si p.sh: Një femër që nuk ngurron të ndjekë burrin e saj në një dyqan me objekte elektronike, ai mund ta shoh këtë rast si një mundësi për të bërë diçka me partneren edhe në një vend të papërshtatshëm femëror. A nuk ju duket kjo një situatë romantike?

9 – Meshkujve i intereson pamja fizike e partnereve të tyre. Kjo nuk do të thotë se meshkujt pëlqejnë që partneret e tyre të ngjajnë si manekine. Meshkujt mendojnë se femrat duhet të bëjnë përpjekje për t’u kujdesur për veten dhe të mos e anashkalojnë në asnjë çast kujdesin për dukjen fizike pasi kjo gjë ka shumë rëndësi për ta. Meshkujt e martuar e vlerësojnë përpjekjen e bashkëshorteve për të qëndruar tërheqëse si në ditën e tyre të parë të njohjes.

10 – Meshkujt kanë nevojë që femrat ta kuptojnë dashurinë e tyre. Përgjigja e parë e dhënë nga meshkujt që listuan 10 gjërat që femrat duhet të dinë në lidhje me ta, ishte në lidhje me ndjenjat. Edhe pse meshkujt e kanë shumë të vështirë të shprehin me fjalë dashurinë për partneren ata kanë ndjenja të sinqerta për to. Ata kanë dëshirë ta transmetojnë dashurinë për femrën e jetës së tyre dhe ajo që ka vlerë për ta është që këto femra ta besojnë këtë fakt.

MUND TË JU PËLQEJNË